Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Publikuar me datë:

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje të dyshuara të Aktit të Sigurisë Kombëtare të Britanisë së Madhe. Të dyshuarit u arrestuan me dyshimin se kanë ndihmuar një shërbim të huaj inteligjence. Policia bëri të ditur se të dy janë liruar me kusht, nën kushte të rrepta, dhe pritet të paraqiten sërish për procedua gjyqesore në fund të muajit tetor.

Autoritetet britanike theksuan se arrestimet nuk kanë lidhje me incidentet apo sulmet e regjistruara më herët këtë vit ndaj komuniteteve hebraike dhe iraniane në Londër. Hetimi vijon pas dy kontrolleve të kryera nga policia në qershor, në prona në veri dhe veriperëndim të Londrës.

Drejtuesja e Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, tha se e kupton shqetësimin që mund të shkaktojë lajmi për arrestimet, por theksoi se, në këtë fazë, nuk beson se ekziston ndonjë kërcënim i menjëhershëm për publikun e gjerë. Ajo tha se gjatë vitit të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e punës së autoriteteve britanike lidhur me sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga shtetet e huaja. “Ne nuk do të hezitojmë të veprojmë nëse dyshojmë se ndonjë aktivitet mund të kërcënojë sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar apo të publikut”,  deklaroi Drejtuesja e Policise Kunder Terrorizmit.

Autoritetet britanike vijojnë ta mbajnë në nivelin e Larte shkallën e kërcënimit terrorist në vend, ndërsa hetimet për dy të arrestuarit vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përshkallëzohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen në zyrat e Bankers

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë...

Në pranga kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë në hotel

Kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, Fredi Sterkaj, është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin në pronësi të tij. Sipas të dhënave paraprake, arrestimi është kryer nga Policia e Shkodrës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Itali/ Tornadoja merr jetën e një gruaje, një tjetër viktimë nga përmbytjet

Përkeqësimi i kushteve të motit që ka përfshirë Italinë...