Ujësjellësi i Bulqizës nën kritika: “Miliona të investuara, por qytetarët ende pa ujë”

Publikuar me datë:

Gjendja e infrastrukturës së ujësjellësit në Bulqizë është denoncuar përmes disa pamjeve, të cilat ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e investimit të kryer në qytet.

Sipas denoncimit, pavarësisht fondeve të investuara për Ujësjellësin dhe Kanalizimet, banorët vijojnë të përballen me probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa infrastruktura në terren paraqitet e amortizuar dhe larg standardeve të pritshme.

Publikuesit kërkojnë transparencë mbi mënyrën se si janë përdorur fondet, kontrollin e punimeve dhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë mbikëqyrur projektin.

“Bulqiza ka nevojë për ujë dhe investime që japin rezultat, jo për propagandë”, thuhet në denoncim.

Burimi Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related