Messi komenton krahasimin me Ronaldon: Nuk kishim asgjë personale, ishte rivalitet i bukur sportiv

Publikuar me datë:

Sulmuesi Lionel Messi ka folur për rivalitetin shumëvjeçar me Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar si “të bukur sportiv”.

Ylli argjentinas ka theksuar se përplasja mes tyre ishte e natyrshme, pasi ai luante te Barcelona ndërsa Ronaldo te Real Madridi, me dy superfuqitë spanjolle që konkurronin për çdo trofe.

“Është diçka e natyrshme në botën e futbollit. Unë isha te Barcelona dhe ai te Real Madridi, dhe ne po garonim për gjithçka, si në aspektin kolektiv ashtu edhe individual, prandaj njerëzit na krahasonin gjithmonë”, tha argjentinasi.

Sipas tij, pavarësisht debatit të madh publik, marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë korrekte.

“Por marrëdhënia jonë ishte gjithmonë e mirë dhe me respekt, dhe gjithçka që ndodhi ishte thjesht sportive. Nuk kishte asgjë personale”.

Messi tregoi se nuk takoheshin shpesh, përveç ndeshjeve dhe ceremonive të çmimeve, por edhe atëherë raporti mbetej pozitiv.

“Nuk takoheshim shpesh, përveç në ndeshje ose në ceremonitë e çmimeve, dhe gjithmonë kemi qenë në marrëdhënie të mira.

Tani jemi në etapa të ndryshme të jetës, por ajo që ndodhi ishte një rivalitet i bukur sportiv”, përfundoi Messi.

Ndërkohë, ekziston mundësia që të shohim edhe një përballje mes Messit e Ronaldos, në rast se Argjentina e Portugalia takohen në Kupën e Botës 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]