Pasi u mbyllën fjalimet para Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestë ndryshuan qasjen, duke filluar një marshim përgjatë bulevardeve të Tiranës.
Protestuesit kanë zënë disa nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit, përfshirë kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit dhe pikën që të çon drejt Sheshit “Skënderbej”.
Marshimi i tyre vijon përgjatë bulevardit, ndërkohë që bllokimi i rrugëve është shfaqur si një mënyrë e re e protestës këtë ditë.

