Vriten dy persona/ Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës dhe Moldavisë

Dronë rusë kanë sulmuar një pikëkalim kufitar midis Ukrainës dhe Moldavisë në rajonin jugor të Odesës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase dhe moldave, të cilat theksojnë se ky është një tjetër veprim në fushatën e Moskës për të goditur korridoret tregtare dhe logjistike, me synimin për t’i shkaktuar dëme ekonomisë.

Trupat ruse kanë vazhduar gjithashtu të godasin Kievin gjatë natës së martës dhe orëve të para të së mërkurës me dronë reaktivë, duke shkaktuar disa zjarre dhe duke ndërprerë punën e bizneseve dhe shkollave, sipas deklaratave të zyrtarëve ukrainas.

Kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko, raportoi se gjatë këtyre sulmeve në kryeqytet janë plagosur nëntë persona.

Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, informoi përmes Telegram-it se nga sulmi mbi pikëkalimin kufitar Starokozache në jugperëndim të Ukrainës mbetën të vrarë dy civilë dhe tre të tjerë u plagosën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe