Legalizimet mbyllen në 2028 / Përgjigje për legalizimet, brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

Publikuar me datë:

Procedurat dhe legjislacioni për pronësinë dhe legalizimet në vend po pësojnë ndryshime të thella.

Një paketë e re ligjore është prezantuar nga qeveria, duke pasur për qëllim të thjeshtojë proceset burokratike, të shkurtojë afatet dhe të forcojë kontrollin mbi dokumentacionin e pronësisë në Shqipëri.

Ndryshimi më i rëndësishëm që është lënë për konsultim publik lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e kryerjes së legalizimeve.

Drafti parashikon përshpejtim të ndjeshëm të procedurave për regjistrimin e objekteve pa leje, me vendimmarrjen që do të kryhet brenda 30 ditëve dhe me aplikimin e një tarife shtesë për këtë shërbim të përshpejtuar.

Të gjitha këto masa synojnë që procesi i legalizimeve në vend të përmbyllet tërësisht deri në vitin 2028.

Në propozimet e reja ligjore, detajohen gjithashtu rregulla të reja për transferimin e pronësisë mbi tokën bujqësore tek përdoruesit aktualë.

Pasi të përpilohen listat përkatëse të përdoruesve për secilën ish-kooperativë apo ish-ndërmarrje bujqësore, ato do t’i kalojnë për miratim këshillit bashkiak, duke mbyllur kështu regjistrimin e pronave të tyre.

Për më tepër, qeveria synon të ristrukturojë institucionet që merren me administrimin e pronave. Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Pronës, e cila do të formohet nga bashkimi dhe riorganizimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

ASHP do të ketë në kompetencë regjistrimin dhe administrimin e pronave, kadastrën, menaxhimin e pronës shtetërore si dhe procesin e kompensimit për ish-pronarët.

Kjo agjenci do të drejtohet nga një Këshill Drejtues me 9 anëtarë dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili do të emërohet nga Kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Topojë të Fierit, digjen pemë dhe shkurre

Një zjarr ka shpërthyer në një zonë toke në...

Pogradec/ Çelësat brenda në makinë, një person vjedh automjetin

Një automjet është raportuar i vjedhur në qytetin e...