“E urrej veten time për sakrificat e bëra”/ Në qeli pas denoncimit të djalit se dhunonte bashkëshorten: Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese! Djali më kërkoi para, por…

Publikuar me datë:

Historia e trajtuar ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, wshtw e njw tw paraburgosuri qw ka rrëfyer nga qelia konfliktin familjar që e çoi pas hekurave, pas denoncimit të bërë nga djali i tij për dhunë ndaj bashkëshortes.

Babai, në një lidhje nga paraburgimi, ka deklaruar se gjithçka nisi pas një konflikti me djalin e tij, i cili, sipas tij, kishte kërkuar para për të hapur një biznes. Ai pretendon se kishte pranuar ta ndihmonte financiarisht, por situata mes tyre më pas ishte përkeqësuar.

“Im bir donte para të hapte një biznes. I thashë: ‘Jeto njëherë vetëm, të shohësh si është jeta. Unë do të të ndihmoj me sa të mundem’. Por ai degradoi”, rrëfeu babai.

Sipas tij, plani ishte që ai dhe djali të punonin së bashku me vëllanë, ndërsa tashmë hetimet për çështjen janë mbyllur. I paraburgosuri pretendon se gjatë procesit kanë ndodhur parregullsi dhe se pas konfliktit familjar mund të fshihet ndikimi i personave të tjerë.

“Do të punonin bashkë me vëllanë. Hetimet janë mbyllur, ka pasur shumë parregullsi. Dikush nga familja po ndikon në të gjitha proceset. Fijen e fillimit e ka djali i madh, pas tij nuk e di kush fshihet”, deklaroi ai.

I paraburgosuri shprehet se për shkak të qëndrimit në qeli nuk ka mundësi të mbrohet dhe të sqarojë situatën sipas versionit të tij. Ai pretendon gjithashtu se ka marrë mesazhe kërcënuese gjatë kohës që ndodhet në paraburgim.

“Unë jam brenda dhe nuk mund të bëj asgjë për të mbrojtur veten time. Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese dhe më akuzuan se vidhja bashkëvuajtësit në qeli”, tha ai.

Në fund të rrëfimit të tij, babai shprehet i penduar për sakrificat që thotë se ka bërë gjatë viteve për familjen dhe për njerëzit që, sipas tij, nuk i kanë vlerësuar ato.

“Jam pishman dhe fajtor për të vetmen arsye, që punova për 23 vite si skllav shërbëtor për t’u shërbyer njerëzve të gabuar. E urrej veten time dhe nuk ia fal kurrë vetes këtë gjë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Paketim armësh nga vendet me embargo”: Ahmetaj zbërthen skemën me “patentë shqiptare” dhe anashkalimin e NATO-s: Shpikje kriminale me synim qindra miliona euro!

Trafiku i dyshuar i armatimit dhe përfshirja e bizneseve private në operacione ndërkombëtare ishte pjesë e denoncimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj gjatë intervistës në “Minuta e Parë” në News24. Ahmetaj kërkoi që prokurorët e posaçëm të marrin në shqyrtim të gjitha pretendimet për prodhimin e armëve, duke ngritur pyetje direkte se në cilat fabrika bëhet […]