Korrupsioni i rilindjes – Raporti alarmant: Shqipëria humb mbi 1-mld euro në vit nga korrupsioni, me këto ritme pritet të shkojë deri në 4.8 mld…

Publikuar me datë:

Një raport i ri mbi koston e korrupsionit në Shqipëri për vitin 2025 ngre alarmin për dëmet e mëdha ekonomike dhe institucionale që po i shkaktohen vendit. Sipas analizës se ‘altax‘, korrupsioni i kushton ekonomisë shqiptare nga 852 milionë deri në 1.115 miliardë euro në vit, ose rreth 3.1–4.0% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Raporti prezanton një model të ri hibrid dhe dinamik për vlerësimin e kostos së korrupsionit, duke kombinuar matjen direkte fiskale – që përfshin 8–10% të shpenzimeve publike – me efektet indirekte mbi rritjen ekonomike dhe Indeksin e Mirëqenies së Humbur (IMH).

Sipas studimit, nëse nuk ndërmerren reforma të thella dhe masa konkrete kundër korrupsionit, Shqipëria mund të humbasë deri në 2.8–4.8 miliardë euro deri në vitin 2030. Ndërkohë që Edi Rama mburret se ka lënë pas edhe Gjermaninë, raporti e krahason situatën me mesataren e Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar nevojën urgjente të Shqipërisë për rritjen e transparencës institucionale, dixhitalizimin e prokurimeve publike dhe forcimin e institucioneve anti-korrupsion.

Autorët e raportit të ‘altax’ theksojnë se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje ligjore apo morale, por një kusht themelor për zhvillimin ekonomik, integrimin europian dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...