Shpërthimi te karburanti EiDA, dëmtohen 3 punonjës, përfundojnë në spital

Publikuar me datë:

Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar dëmtimin e tre punonjësve.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në karburantin “EiDA”, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, tre punonjës të karburantit kanë pësuar dëmtime.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.

Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në zonën përreth karburantit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen e të dëmtuarve dhe dinamikën e incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthimi te karburanti “Eida” në Brryl, policia njoftim zyrtar: 3 punonjësit e dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar dëmtimin e tre punonjësve. Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se në karburant ka shpërthyer një bombul gazi, në momentin kur po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar tre punonjës të karburantit. […]