Për rreth 30 minuta, trafiku në segmentin rrugor Levan-Fier është ndërprerë plotësisht për automjetet.
Një pishë e dëmtuar nga flakët është rrëzuar mbi rrugë, duke penguar kalimin e automjeteve dhe shkaktuar bllokim të qarkullimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të prerë trungun dhe për të rihapur aksin, ndërkohë që në ndihmë është angazhuar edhe Policia Rrugore.

