“Jo celularë në seanca”/ Maks Haxhia: GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve

Publikuar me datë:

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka folur lidhur me rregulloren e re të GJKKO-së, e cila ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore. Haxhia tha se avokatët i kanë dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme për rishikimin e kësaj mase, por deri më 8 shtator nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Sipas Haxhisë, rregullorja bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, praktikën e Gjykatës së Strasburgut, por edhe me Kodin e Procedurës Penale. Ai e cilësoi mungesën e një përgjigjeje nga GJKKO-ja si “mungesë respekti institucional” ndaj avokatëve.

“Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt që bie ndesh jo vetëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale”, tha Haxhia.

Ai bëri të ditur se avokatët i kanë kërkuar zyrtarisht GJKKO-së rishikimin e rregullores, por sipas tij, institucioni nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

“I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën.

Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”, u shpreh kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Haxhia tha gjithashtu se i ka kërkuar një takim urgjent kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të diskutuar masën, por është informuar se KLGJ-ja nuk do të mblidhet para datës 15 shtator.
“I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, deklaroi Haxhia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia zhgënjen në Vorë, mbyll fazën e parë me humbje

Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në transfertë, duke u mposhtur 2-1 nga Vora në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vendasit kaluan në avantazh me Kasharin në minutën e 16-të, ndërsa Daka vulosi fitoren në të 85-ën. Goli i Balajt nga penalltia ngushtoi diferencën, por shkodranët nuk arritën të shmangnin disfatën. Me […]

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...