Teatri “Migjeni” publikon programin artistik të muajit maj

Publikuar me datë:

Teatri Migjeni ka publikuar kalendarin artistik për muajin maj, me një program të pasur që përfshin komedi, shfaqje për fëmijë, koncert operistik dhe festival këngësh.

Muaji nis me komedinë “Familja Astari”, e cila do të ngjitet në skenë në datat 8, 9 dhe 10 maj. Më pas, në datat 11, 12, 13, 14 si dhe 16 e 17 maj, do të shfaqet për fëmijë “Offline për një ditë”.

Në 15 maj publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin operistik “Udhëtim në Opera”, ndërsa në datat 20, 21, 22 dhe 23 maj do të zhvillohet çmimi “Pjetër Gaci”.

Programi vijon në datat 26 dhe 27 maj me komedinë “Gomerët e Trojeve”, ndërsa muaji mbyllet me Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, që do të mbahet më 30 dhe 31 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...