Shkodër/ Zjarret përfshijnë Bërdicën, rrezikohen disa banesa në Bërdicë të Sipërme dhe Beltojë

Publikuar me datë:

Disa vatra zjarri u shfaqën mesditën e kësaj të hëne në njësinë administrative Bërdicë, duke krijuar situatë më të vështirë në Bërdicë të Sipërme dhe në Beltojë, ku flakët iu afruan disa banesave.

Në terren për rreth gjashtë orë ishte deputeti i PSD-së për Qarkun Shkodër, Besnik Brahimi, pas sinjalizimeve të marra nga banorët e zonës.

Sipas deputetit, ai kontaktoi strukturat përgjegjëse për situatën dhe kërkoi ndërhyrjen për shuarjen e vatrave të zjarrit. Pas disa orësh pune në terren, situata u vu nën kontroll dhe rreziku për banesat u largua.

Brahimi falënderoi strukturat e angazhuara në menaxhimin e situatës, ndërsa deklaroi se do të vijojë të jetë në kontakt me banorët për problematikat e zonës.

Ndërhyrja e forcave në terren bëri të mundur izolimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related