Angli/ Humb jetën një foshnje gjatë një udhëtimi kampingu, arrestohen 4 persona

Publikuar me datë:

Katër persona janë vënë në pranga nën dyshimet për vrasje, pasi një foshnjë tre muajshe humbi jetën teksa ishte me familjen në kamping në Staffordshire.

Policia njoftoi se u informua për incidentin të shtunën rreth orës 8:45 të mëngjesit, kur njoftuan se një foshnjë kishte pësuar arrest kardiak. Në vendngjarje mbërriti edhe një helikopter ambulancë, por mjekët konstatuan vdekjen e të miturës aty për aty.

Sipas Policisë së Staffordshire, efektivët u nisën drejt një zone pylli pranë Strawberry Lane, afër Great Wyrley, ku ndodhi ngjarja, dhe arrestuan katër persona të dyshuar për vrasje.

Personat e ndaluar janë një burrë 42-vjeçar dhe një grua 30-vjeçare nga jugu i Staffordshire, një grua 20-vjeçare nga Wolverhampton si dhe një burrë 18-vjeçar nga Walsall. Autoritetet informuan se të katërtit janë liruar me kusht teksa vijojnë hetimet për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related