Shkreli: Një mbrëmje kushtuar besimit dhe solidaritetit, në kujtim të Nënë Terezës

Publikuar me datë:

Një mbrëmje me mesazhe besimi, dashurie dhe solidariteti është zhvilluar në komunitet, në frymën e figurës dhe veprës së Nënë Terezës.

Aktiviteti nisi me një minutë heshtje në nderim të dy personave që humbën jetën pak ditë më parë, si një moment respekti dhe reflektimi për komunitetin.

Duke iu referuar mesazhit të Nënë Terezës për të qenë pranë atyre që vuajnë dhe për ta ndarë dhimbjen përmes dashurisë, Kristian Shkreli theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe të kujdesit ndaj njëri-tjetrit.

Shkreli shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me Famullinë e Shën Kollit, me të cilën u organizua aktiviteti, duke e cilësuar mbrëmjen si një moment bashkimi dhe përcjelljeje të vlerave të besimit e shpresës.

Falënderime të veçanta pati edhe për Ministrin e Infrastrukturës, Enea Karakaçi, për praninë dhe mbështetjen e tij.

Mesazhi i përcjellë në përfundim të aktivitetit ishte ai i Nënë Terezës: të qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë, të bëjmë mirë dhe të ruajmë shpresën edhe në momentet më të vështira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related