Zjarret që kanë përfshirë zonat malore të Pukës kanë nxjerrë në terren edhe Myftiun e Pukës, Gëzim Kopani, i cili është bërë pjesë e përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët.
Mes temperaturave të larta dhe vatrave që vijojnë të rrezikojnë pyjet, Kopani është shfaqur duke kontribuar në terren, ndërsa ka përcjellë edhe një apel për solidaritet dhe angazhim të përbashkët.
“Të jemi bashkë për natyrën tonë. Bashkë të shpëtojmë natyrën që na e fali Zoti. Të kujdesemi për natyrën e malet tona”, shprehet Myftiu i Pukës.
Në një situatë ku flakët po kërcënojnë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe pasurinë natyrore të zonës, mesazhi i tij është për bashkim të komunitetit dhe angazhim për mbrojtjen e mjedisit.

