Aksident i rëndë në Selenicë, 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, brenda territorit të bashkisë Selenicë, ku një automjet është përplasur fort me një furgon që transportonte pasagjerë. Si pasojë e goditjes së menjëhershme, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e ndihmës së shpejtë. Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nga ekipet e urgjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar perimetrin e aksidentit. Ekspertët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BBC: Shqipëria po tërheq turistë jo vetëm për detin, por edhe për turizmin dentar

Të huaj nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe...

Turistët e huaj pushtojnë “Marubin”/ Francezë, gjermanë e italianë vizitojnë muzeun në Shkodër

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në arenën ndërkombëtare. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, të dhënat e institucionit tregojnë se vizitorët e huaj përfaqësonin 66.6% të të gjitha vizitave, ndërsa shqiptarët përbënin rreth një të tretën e totalit. Sipas informacioneve të publikuara nga muzeu, një pjesë […]