Zjarri përhapet në Bardhaj e Myselim, flakët luftohen edhe nga ajri

Publikuar me datë:

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonat e Bardhajve dhe Myselimit në Shkodër, duke detyruar strukturat e emergjencave të angazhojnë forca të shumta për frenimin e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, me një helikopter.

Në terren ndodhen gjashtë mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, efektivë të shërbimit zjarrfikës, një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, si dhe struktura të Emergjencave Civile dhe Shërbimit Pyjor. Në operacion janë përfshirë gjithashtu përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Deri më tani ndërhyrja në terren ka bërë të mundur mbrojtjen e 15 banesave, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Në përpjekje për të izoluar vatrat, operacionit i është bashkuar edhe një mjet zjarrfikës nga Reparti RKV 1010 në Vaun e Dejës. Të gjitha strukturat po veprojnë në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Forcat vijojnë të qëndrojnë në terren, ndërsa objektivi kryesor mbetet izolimi i zjarrit dhe shmangia e çdo rreziku për banesat dhe banorët e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasan/ Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit

Mesditën e së shtunës, një makinë tip “Ford” u...

Reforma Territoriale pa qytetarë/ Dëgjesat në Belsh, Cërrik e Prrenjas zhvillohen në salla bosh

Dëgjesat publike të organizuara për diskutimin e paktit të...