E rëndë në Malësi të Madhe! 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lëpushë të Kelmendit, Malësi e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:52, uniformat blu janë njoftuar për ngjarjen, ku shtetasi me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia, ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur rënia fatale.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkodër/ Hedh mbetjet në hapësirë publike, gjurmohet dhe detyrohet të pastrojë vendin

Një person është ndëshkuar nga strukturat e Bashkisë...

Zjarri përhapet në Bardhaj e Myselim, flakët luftohen edhe nga ajri

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonat...

Fation Mani ironizon Benet Becin: Pedonalja para Bashkisë Shkodër mbulohet nga papastërtia

Pedonalja para Bashkisë Shkodër është kthyer në objekt kritikash...