Adioni takon vëllain e Olës. “Nuk dua që t’i flasësh…”

Publikuar me datë:

Ish-konkurrenti i Ferma VIP, Adion Puka, ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Ola pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Në një intervistë për emisionin Andale, ai ka konfirmuar se lidhja mes tyre nuk ka qenë thjesht brenda shtëpisë, por ka vijuar edhe jashtë saj.

Adioni u shpreh se ndjenjat ndaj Olës janë reale dhe se ka dëshirë ta vazhdojë njohjen me të larg vëmendjes së spektaklit. Kjo vjen pas një prej momenteve më të komentuara të sezonit, kur gjatë eliminimit të tij, ai e puthi Olën në buzë për herë të parë, duke konfirmuar publikisht afrimitetin mes tyre.

Gjatë intervistës, ish-banori u pyet edhe për reagimin e familjes së Olës, sidomos pas asaj puthjeje që bëri bujë. Ai tregoi se ka pasur komunikim me ta dhe la të kuptohet se situata është pritur pozitivisht.

“Kam folur me ta, po… Kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” – u shpreh Adioni, duke sugjeruar se ka marrë një lloj pranimi për të vijuar marrëdhënien.

Kjo deklaratë vjen në një moment interesant, pasi më herët, gjatë një vizite surprizë në fermë, vëllai i Olës kishte shprehur hapur rezervat e tij për raportin e tyre. Megjithatë, duket se situata ka marrë një kthesë tjetër jashtë shtëpisë, duke lënë të hapur mundësinë që marrëdhënia mes Adionit dhe Olës të zhvillohet më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Alarm për monumentet e kulturës në Shkodër: Ndërhyrjet që po deformojnë historinë

Zona muzeale e Shkodrës përfaqëson një nga pasuritë më...

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti...

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e...