Berisha: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë, në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Publikuar me datë:

Lideri i opozitës, Sali Berisha, wshtw nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane, një lëvizje e cila ka ngjallur interes të lartë mediatik. Gjatë një prononcimi nga aeroporti, kreu i Partisë Demokratike e cilësoi këtë vizitë si "udhëtimin e viteve për Shqipërinë", duke e krahasuar hapur me vizitën e tij të parë historike në SHBA në mars të vitit 1991.

Berisha: Kjo prani dëshmon se ju e parandjeni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve. 

Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991. 
Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.

Pyetje: Zoti Berisha, përveç një fitore tuajën personale, për Partinë Demokratike çfarë lloj mesazhi ka kjo…

Sali Berisha: Edhe një herë, edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. 
Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Propagandë me fëmijët në nevojë/ Benet Beci i përdor në videon e radhës

Një tjetër video me fëmijë në qendër nga Benet...

Himarë/ Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari

 Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec,...