Legjendat e Vllaznisë “presin” brezat e rinj te “Reshit Rusi”: Katër emrat që shkruan historinë e futbollit shkodran

Publikuar me datë:

Në hyrje të fushës sportive “Reshit Rusi”, aty ku çdo ditë stërviten dhe formohen brezat e rinj të Akademisë Vllaznia, tashmë qëndrojnë katër prej figurave më të mëdha të futbollit shkodran, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Medin Zhega dhe Paulin Ndoja.

Këta katër emra që kanë shkruar historinë e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar, sot janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve që ëndërrojnë të ndjekin të njëjtën rrugë.

Përkrah portreteve janë edhe fjalët që përcjellin filozofinë e tyre.

🔴 Medin Zhega:

“Në radhë të parë duhet me ken njeri dhe mandej sportist.”

🔵 Ramazan Rragami:

“Futbolli luhet me kry dhe jo me kambë.”

🔴 Paulin Ndoja:

“Dita ma e bukur e jetës teme ka ken kur kam lujt ndeshjen e parë me Vllazninë.”

🔵 Sabah Bizi:

“Futbollist e kangtar nuk bahesh me zor se ke me dal para publikut.”

Këto fotografi në hyrje të fushës ku stërviten dhe luajnë ndeshjet fëmijët dhe të rinjtë, janë histori, kujtesë, identitet dhe frymëzim për brezat që vijnë.

🙏 Një falënderim i veçantë për Presidentin e Vllaznisë, z. Alban Xhaferi, Drejtorin e Akademisë, z. Alban Neziri, si dhe Bashkinë Shkodër, për këtë vlerësim dhe përkushtim ndaj historisë së klubit dhe edukimit të brezave të rinj.

Falenderojmë edhe familjarët e katër emblemave të futbollit shkodran të cilët bashkëpunuan dhe morën pjesë në këtë ceremoni bashkë me futbollistët e vegjël të akademisë tonë.

Legjendat nuk largohen kurrë. Ato vazhdojnë të jetojnë aty ku lindin ëndrrat e reja. ❤️💙

#AkademiaVllaznia #Vllaznia #Shkodra #Legjendat #ReshitRusi #FutbolliShkodran #Kuqeblutë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri përfshin pyjet pranë Mukjes, flakët përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Greps, në afërsi të Mukjes, në Njësinë Administrative Nikël. Pas sinjalizimit për flakët, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse nga Kruja dhe Tirana, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Situata paraqitet e vështirë, pasi flakët po favorizohen nga era, duke përshpejtuar përhapjen […]

Situatë alarmante në Ulëz, zjarri shkon pranë banesave të fshatit Lundre

Situata në fshatin Lundre të Ulzës vijon të mbetet...