Lajm tronditës nga Vllaznia, ekipi i femrave pritet të tërhiqet nga kampionati

Publikuar me datë:

Një zhvillim i papritur ka tronditur mëngjesin e sotëm futbollin shkodran dhe atë shqiptar. Vllaznia e femrave pritet të mos marrë pjesë në sezonin e ri të kampionatit shqiptar.

Vendimi pritet të bëhet zyrtar gjatë një komunikimi me mediat, të planifikuar nga drejtuesit e klubit në orën 11:30.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë problematikash dhe pakënaqësish rreth skuadrës së femrave, ndërsa situata duket se ka arritur në një pikë kritike. Një prej ekipeve më të suksesshme të futbollit shqiptar të femrave rrezikon kështu të mos jetë më pjesë e garës.

Vllaznia e femrave është 13 herë kampione e Shqipërisë dhe prej vitesh ka përfaqësuar vendin në arenën europiane. Shkodranet kanë arritur deri në fazën e grupeve të Champions League, duke sjellë në qytet përballje me gjigantë të futbollit europian si Real Madrid, PSG, Chelsea, Juventus, Inter dhe klube të tjera prestigjioze.

Për Shkodrën dhe futbollin shqiptar, tërheqja e Vllaznisë do të ishte një goditje e rëndë, jo vetëm për historinë e klubit, por edhe për zhvillimin e futbollit të femrave në vend.

Nëse vendimi konfirmohet zyrtarisht, mbetet e hapur edhe çështja e përgjegjësive që kanë çuar një skuadër me këtë histori dhe traditë në një situatë kaq të vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related