I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje

Publikuar me datë:

Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse.

Shpërthimi i parë u regjistrua në orën 03:50 minuta në lagjen nr.11 të Durrësit, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Gëzim Kajno, është autori i një vrasjeje, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2016.

Ai është dënuar me 10 vite heqje lirie. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në mars të 2016, ku viktimë mbeti Asllan Kërtusha 30 vjeç. Në atë kohë policia vuri në pranga Gëzim Kajnon dhe nipin e tij.

Sipas hetimeve, Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët në lokalin në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili më pas i ka kërkuar atij të dalë nga lokali.

Nuk dihet ende nëse tritoli ka lidhje me ngjarjen apo bëhet fjalë për një konflikt të ri me persona të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related