Shalë/ Turisti bie në humnerë, ndërhynë helikopteri për nxjerrjen e tij

Një turist ka përfunduar në një humnerë në fshatin Kaprre, që i përket Njësisë Administrative Shalë. Menjëherë pas sinjalizimit, ekipet e emergjencës janë mobilizuar dhe kanë nisur aksionin e shpëtimit.

Për të bërë të mundur nxjerrjen e turistit nga terreni i thepisur, është përdorur një arganë, e cila është sjellë në vendngjarje me anë të një helikopteri.

Pasi është shpëtuar nga humnera, turisti është marrë nën përkujdesjen e ekipeve të shpëtimit dhe po dërgohet me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku pritet të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Kushtet e vështira të terrenit malor e bëjnë të ndërlikuar operacionin e shpëtimit, i cili vijon ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe