Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Publikuar me datë:

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë një tjetër zhvillim, pasi një pjesë e protestuesve kanë vijuar marshimin edhe në rrugicat pas godinës së Kryeministrisë. Protesta nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, një pjesë e protestuesve kanë marrë informacion se kryeministri ndodhet brenda në zyrën e tij dhe kanë lëvizur në pjesën e pasme të godinës, për të penguar daljen e tij.

Ndërkohë, Policia ka ndaluar marshimin e protestuesve konkretisht në rrugën “Ismail Qemali”, pak metra pas Kryeministrisë.

Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria

Pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, si dhe zhvendosjes së protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama është parë duke lënë godinën e Kryeministrisë. Rama ka dalë nga zyra e tij pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së ditës së 94-t.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë marrë informacion se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda Kryeministrisë dhe kanë lëvizur në pjesën e pasme të godinës.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa situata është shoqëruar me konfrontime fizike mes dy palëve. Në zonë janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së, ndërsa pranë Kryeministrisë ka mbërritur edhe një autobot uji.

Pas përplasjeve, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj, është shoqëruar në polici.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra.

Përplasjet të Kryeministria, shoqërohet në polici Dritan Goxhaj

Një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj është shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë.

Shoqërimi i tij është bërë pas tensioneve mes protestuesve që rrethuan kryeminitrinë dhe forcave të rendit të dislokuara në zonë.

Karamuço: Një oficer policie i lënduar në protestë. Policia të rishikojë planin e masave

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço , i ftuar në “Erla Now” ka komentuar situatën e tensionuar pranë Kryeministrisë. Ai tha se nga policia ka raportime për të paktën një oficer të lënduar gjatë përplasjeve.

Karamuço shpjegoi edhe mënyrën se si vepron policia në raste të tilla, duke theksuar se synimi është çbllokimi i bulevardit.

Sepse në këto momente që ne flasim, ka edhe raportime për të paktën një oficer policie të lënduar gjatë përplasjeve tek Kryeministria“, tha Karamuço.

Sipas tij, incidenti me efektivin e policisë tregon se tensionet janë duke u përshkallëzuar, ndërsa zhvillimet aktuale mund të jenë një sinjal për atë që pritet gjatë muajit shtator.

“Pikërisht sepse bëhet fjalë për një oficer policie të lënduar pak minuta më parë, kjo tregon shkallëzimin e tensionit. Dhe ky është vetëm një paralajmërim apo një test për atë që pritet të vijë në shtator”, deklaroi Karamuço.

Ai paralajmëroi se gjatë shtatorit mund të ketë forma të tjera proteste si bllokime të tjera rrugësh, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe rrethim të institucioneve kryesore në kryeqytet.

Tensionet para Kryeministrisë, pas Policisë dhe FNSH-së mbërrin edhe autoboti i ujit

Në ditën e 94-të protestës ka pasur përplasje dhe konfrontime fizike mes protestuesve dhe forcave të sigurisë dhe të policisë

Në zonë janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të FNSH-së, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe një autobot uji.

Që në nisje të protestës, qytetarët ndryshuan skenarin e përhershëm dhe vijuan marshimin drejt rrugicës “Ismail Qemali” duke tentuar të bëjnë një rrethim të godinës kryeministrisë.

Ndërkohë, pranë Kryeministrisë ka mbërritur edhe një autobot uji.

Tensione mes policisë dhe protestuesve, gazetari Hoxha jep detajet

Në ditën e 94-të të saj protesta sot është kthyer në një protestë me përplasje dhe konfrontime fizike mes protestuesve dhe forcave të sigurisë dhe të policisë, forca të cilat janë shtuar ditën e sotme.

Gazetari Ardit Hoxha raporton nga vendngjarja se protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të hyrë brenda Kryeministrisë pas pretendimit se brenda ambienteve të Kryeministrisë ndodhet Edi Rama.

Hoxha shton se që në nisje të protestës, qytetarët ndryshuan skenarin e përhershëm dhe vijuan marshimin drejt rrugicës “Ismail Qemali” duke tentuar të bëjnë një rrethim të kryeministrisë.

Gazetari tregon se ka pasur prezencë edhe të një autoboti me ujë në mënyrë që të përdoret në rast se do ketë incidente të shtuara dhe qytetarët të shpërndahen me anë të hedhjes së ujit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Ngeli 2 orë i bllokuar nga protestuesit, Rama largohet nga zyra nën masa të rrepta sigurie

Pasi kaloi rreth dy orë i bllokuar brenda Kryeministrisë,...