Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një automjet.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gosë–Vilbashtovë, Kavajë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ndodhi përplasja.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

