Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, në një lidhje direkte për emisionin “Super Gol” në RTSH ka treguar qëndrimin e tij për gjithçka që ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Elbasani-Vllaznia pas vendimeve skandaloze të arbitrave kamikaz Dorian Maletaj dhe Kreshnik Bajramaj, të dy të korruptuar dhe emra që turpërojnë FSHF dhe futbollin shqiptar.
Ja se çfarë tha Presidenti Xhaferi në studio:
“Nuk dua të fokusohem te incidenti, ne i kem bërë tashmë deklarata tona për të gjithë çështjen. Sigurisht që ne dënojmë çdo akt dhune, Vllaznia ka vite që e bën, kemi respektuar garën. Çështja duhet të shkojë përtej këtij problemi, duhet të shkojë te problematika e saj. Sepse nga njëra anë flasim se si ti dalim zot arbitrave, si ti dalim për zot sistemit, por nga ana tjetër duhet të flasim se si ti dalim zot klubeve, sepse është investim me miliona euro që bëhet. Në këtë rast po fokusohemi te një çështje, por nuk po fokusohemi te problemi që ka shkaktuar këtë çështje. Duhet të diskutojmë shkakun që kemi ardhur deri këtu”.
“Edhe në sezonin e kaluar ka patur gabime ndaj Vllaznisë, janë vërtetuar. Tani nuk mund të quhen më gabime, tani është faj, keqdashje apo diçka tjetër… Si duhet trajtuar kjo çështje, si duhet të mbrohet investimi. Dje rasti ishte flagrant, sepse iu mohua një ndeshje Vllaznisë. Përtej kësaj, kemi një deklaratë ose kemi një nxitim të Klajdi Kolës, i cili është dhe pjesë e FSHF-së. Që duke marrë një konfirmim nga të tjerët dalin në një konkluzion publik ndaj meje. Edhe FSHF bën një deklaratë në emrin tim duke aluduar duke thënë diçka që i përket një komisioni që do të mbahet në ditët në vazhdim. Nuk duhet të krijohet një sistem që të bëhet një gjyq publik, kjo është pjesa më skandaloze që nuk duhet të kishte ndodhur. Bëhet fjalë për një deklaratë që bëhet në një televizion publik, kjo është ajo që më shqetëson më shumë. E thashë, e dënojmë dhunën. Me një rast e vendosin gishtin sikur unë isha e keqja e gjithë kësaj gjëje. Po me sistemin, po me arbitrimin, po me problematikat që kanë ndodhur deri tani, kush do meret?
Gjithsecili ka një eksperiencë në futboll, ka një moment ekzaltimi, një moment jo normal, por reagimet vijnë nga problemet e sistemit. Në Elbasan jemi përballur me një organizim jashtë çdo standarti. Në stadium ishte një numër më i madh të pranishmish se sa parashikon rregullorja. Kishte sharje nga fillimi në fund për çdo lojtar. Unë kam shumë respekt për qytetin e Elbasanit, e dua atë qytet, kam shumë respekt dhe për presidentin e Elbasanit, por nuk duhet të mendojë asnjë nga ne që brenda tribunave VIP të ketë persona që nxisin konflikte”.
“Në të gjitha ankesat që kemi bërë, në shumicën e rasteve na kanë dhënë të drejtë. Në sezonin e kaluar mund të them se na u mohua kampionati, sepse pati disa raste që na u mohua fitorja. Tani pyetja lind, a duhet të krijojmë një ssistem që të mbrojmë investimin, apo të krijojmë një sistem që të mbrojmë arbitrat. Kjo është pyetja më kryesore. Unë jam absolutisht pro mbrojtjes së arbitrave, por ne jemi pjesëmarrës të sistemit. Tani çështja është si ta perfeksionojmë sistemin”.
Diskutimi në studio:
Menjëherë pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, specialisti i gjykimit në RTSH që është edhe punonjës i FSHF ende pa patur asnjë raport, sapo kishte mbaruar takimi doli dhe tha se Alban Xhaferi ka goditur arbitrin por pa patur asnjë fakt të vetëm gjë e cila krijoi debat edhe në studio.
Klajdi Kola: Mendoj se kemi këndvështrime të ndryshme rreth mbrojtjes së arbitrave, apo për deklaratën time. Unë bëj një deklaratë sepse këtë punë kam në RTSH, pasi analizoj të gjitha rastet. Më pas jeni juve që mendoni nëse analizoj saktë apo gabim, është publiku që i mendon. Mendoj se i kam thënë drejt ditën e djeshme. Për arbitrat, ne i kemi thënë sa herë kanë gabuar, në këtë studio. Ne jemi të detyruar të japim informacion për atë që ndodh. Informacioni që kam dhënë ka qenë i konfirmuar. Nëse më kundërshtoni, unë jam i hapur që të diskutoj me juve. Kam thënë vetëm të drejtën dhe do vazhdoj të them të drejtën deri në fund.
Alban Xhaferri: Ana profesionale është e jotja dhe unë nuk kam ndëhyrë, nuk kemi thënë je gabim ti për logjikën apo për një moment të arbitrimit. Ke dhënë anën tënde profesionale dhe nuk kam kundërshti. Por duhet pranuar diçka se je punonjës në FSHF dhe sot si flasim, ke prova filmike apo diçka të ngjashme që mua më implikon në këtë çështje?
Klajdi Kola: Që në momentin që kam bërë deklaratën, prova e parë është protokolli i arbitrit, i vazhguesit dhe çfarë shkruan delegatit. Këtë njeh federata, ose çdo llojë institucioni këtë njohin.
Alban Xhaferri: Një minutë se ka shumë rëndësi kjo çështje, ju a jeni televizioni publik apo televizioni i Big Brother. Nëse ecim me më tha, të thashë, përse mblidhet komisioni të martën për të dhënë një vendim.
Hygerta Sako: Zoti Xhaferri, të lutem, ju nuk mund të fyeni televizionin.
Alban Xhaferri: Po unë a mund të fyem, a mund të fyem unë nga ana juaj, a mund të shpikni diçka që nuk ekziston.
Hygerta Sako: Për çfarë të fyem?
Alban Xhaferri: A mund të fyem, me iu bë gjyqi publik presidentit të Vllaznisë nga ana juaj. Vendimet e federatës janë të martën.
Hygerta Sako: Përse e quan gjyq publik, u dha një fakt në një studio televizive që meret me kampionatin.
Alban Xhaferri: Atëherë më thuaj faktin, ku është fakti?
Hygerta Sako: Doni ti shikoni pamjet? Nuk janë të bukura
Klajdi Kola: A është goditur gjyqtari?
Alban Xhaferri: Shikoni, nuk funksionon kështu, i transmetoni nuk i transmetoni, se nuk jeni faqe private. Nëse doni, mund ti transmetoni, nuk ka asnjë problem, unë mbaj përgjegjësinë time për atë që kam bërë. Nëse ju doni të krijoni një debat me më tha njëri apo më tha tjetri, kjo është e patolerueshme.
Hygerta Sako: Nuk është më tha njëri apo më tha tjetri, ka pamje, ka fakte që akti ka ndodhur. Nuk mund të lëmë pa përmendur një gjë të tillë.
Alban Xhaferri: Ju nuk jeni kronikë gazetareske apo emision investigativ, jeni Rubrika Sportive.
Hygerta Sako: Jo, nuk jemi Rubrika Sportive, është Super Gol, para dhe pas çdo ndeshje, kështu që është detyra jonë ta diskutojmë.
Alban Xhaferri: Po mir, po sikur unë të dal pas ndeshjes dhe të them se filan gjyqtar ka marrë kaq lekë, e kam pa me sytë e mi.
Hygerta Sako: Shkoni në prokurori
Alban Xhaferri: Atëherë shkoni dhe ju në prokurori
Hygerta Sako: Po nuk mund të shkojmë ne në prokuror, ka institucion që meret me këtë gjë
Alban Xhaferri: Nëse keni prova, tregoni provat atëherë
Hygerta Sako: Është pamja filmike, nuk e transmetojmë se nuk është e bukur për tu parë.
Alban Xhaferri: Shiko, kjo është në kufijt e skandalit, po dhe unë kam pamje filmike për juve por nuk janë të bukura dhe nuk i transmetoj?
Hygerta Sako: Për çfarë?
Alban Xhaferri: Nuk e di, nuk e mbaj mend
Hygerta Sako: Për çfarë e ke fjalën, se unë po flas konkretisht dhe me fakte.
Alban Xhaferri: Nuk mund të bazohet diskutimi në këtë nivel, po mire nxirre faktin.
Hygerta Sako: Ju nuk e kuptoni, nuk vjen e keqja nga studio televizive, as nga televizioni.
Alban Xhaferri: Atëherë, një punonjës i federatës, nëse ka një problem brenda familjes, nuk duhet ta nxjerrë problemin.
Hygerta Sako: Një pyetje, nëse Klajdi nuk do e kishte thënë, lajmi nuk do kishte dalë?
Alban Xhaferri: Ju jeni institucion publik, lajmi del pasi të kryhet procedura
Hygerta Sako: Kur ka ndodhë kështu?
Alban Xhaferri: Po për çfarë i kemi komisionet?
Klajdi Kola: Për të ruajtur etikën e komunikimit, përsa i përket punës që unë bëj, janë të tjerë persona që e gjykojnë. Prej shumë vitesh punoj këtu dhe jam korrekt me të gjitha gjërat.

