24 orë luftë me flakët! Situatë kritike me zjarret në Ulëz të Matit, rrezikohen disa banesa në fshatin Lundre

Publikuar me datë:

Prej më shumë se 24 orësh, situata nga zjarret në zonën e Trodhenes në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat, vijon të jetë kritike.

Tre vatra zjarri janë aktivizuar në zonë pavarësisht angazhimit të forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri gjatë ditës së djeshme, nuk ka qenë e mundur izolimi i flakëve.

Era e fortë, temperaturat e larta dhe terreni i vështirë malor kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke e nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Sipas informacionit të marrë në terren, rrezikohen disa banesa në fshatin Lundre, pasi flakët po përhapen në drejtim të banesave, si nga zona e Trodhenes ashtu edhe nga Lundreja.

Terreni i vështirë e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e Bashkisë Mat, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e shërbimit pyjor po vijojnë përpjekjet për të izoluar dhe shuar flakët.

Autoritetet vendore kanë kërkuar sërish mbështetje nga ajri, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes efektive nga toka.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, pasi zjarret dyshohet se janë të qëllimshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Balluku”/ Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë...

Mbetet aktive vatra në Vajkal të Bulqizës, flakët arrijnë deri në Fushë Hutër

Zjarri që ka përfshirë zonën e Vajkalit në Bulqizë...

“Ku është fakti?”/ Xhaferri përplaset me RTSH pas incidentit në Elbasan-Vllaznia

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, në një lidhje direkte...