Kërcënohet me vrasje djali i Netanyahut, largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izraelit

Publikuar me datë:

Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është rikthyer me urgjencë nga Shtetet e Bashkuara në Izrael, pasi shërbimi i inteligjencës së brendshme, Shin Bet, konstatoi një kërcënim të rëndë ndaj sigurisë së tij.

Pas shqyrtimit të rrezikut, autoritetet izraelite morën vendimin për të evakuuar Yair Netanyahu nga Florida, së bashku me ekipin e tij të sigurisë. Detajet mbi burimin dhe natyrën e kërcënimit nuk janë bërë të ditura publikisht.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Yair Netanyahu ishte identifikuar si objektiv i një komploti të dyshuar për vrasje nga Irani gjatë dhjetorit të kaluar. Megjithatë, autoritetet izraelite nuk kanë sqaruar nëse kërcënimi më i fundit ka lidhje me Iranin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka pohuar më herët se Irani kishte tentuar të synonte një prej djemve të tij.

Yair Netanyahu ka jetuar në Florida prej disa vitesh dhe prania e tij jashtë shtetit, në një kohë kur Izraeli ndodhet në konflikt dhe ka thirrur në shërbim qindra mijëra rezervistë, ka ngjallur kritika në opinionin publik izraelit.

Hetimet nga autoritetet janë ende në vijim dhe rreziku ndaj tij dhe familjes Netanyahu po vazhdon të vlerësohet, ndërkohë që mbetet e paqartë shkalla e kërcënimit ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E rëndë në Greqi, 41-vjeçari përdhunohet nga gjashtë burra, filmohet dhe hidhet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Selanik të Greqisë, ku një 41-vjeçar nga Pakistani pretendon se është dhunuar seksualisht nga gjashtë bashkatdhetarë, të cilët dyshohet se kanë filmuar abuzimin dhe më pas e kanë hedhur në ujërat e Gjirit të Thermaikos. Sipas dëshmisë së viktimës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së […]