Jazz-i pushton Shkodrën, mbyllet me sukses edicioni i 17-të i festivalit

Publikuar me datë:

Mbrëmja e sotme shënoi përfundimin e edicionit të XVII-të të “Shkodra Jazz Festival”, me një koncert të veçantë që solli atmosferën karakteristike të jazz-it në zemër të Shkodrës. Në sheshin para Bashkisë, të apasionuarit pas muzikës patën rastin të dëgjojnë interpretime nga Tiziana Cappellino Trio dhe Mario Marzi & String Quintet, në një event që bashkoi muzikën, artin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë mbështeti koncertin e Tiziana Cappellino Trio, duke i ofruar kështu festivalit një pasuri të re në marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë.

“Shkodra Jazz Festival” mbetet një ndër ngjarjet më të spikatura të jetës kulturore në Shkodër. I themeluar në vitin 2005 për të nderuar muzikantin e njohur shkodran Rrok Jakaj, ky festival ndër vite ka sjellë në qytet grupe dhe artistë të njohur të jazz-it, duke e shndërruar Shkodrën në një qendër të rëndësishme të kulturës muzikore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident tragjik në Kurbnesh të Mirditës, një viktimë dhe dy të plagosur pas rënies së automjetit në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kurbnesh të Mirditës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në greminë. Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital për marrjen e trajtimit mjekësor.

Qipro/ Përmbyset anija e pasagjerëve, 6 viktima

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një anije pasagjerësh, Express, u përmbys pranë brigjeve të Kyrenias në Territoret e Qipros. Incidenti ndodhi pak minuta pasi anija, e administruar nga kompania Filo Jet, u largua nga porti i qytetit. Ngjarja u zhvillua rreth tre milje larg bregut, me 267 persona në bord, sipas të […]

Jep dorëheqjen ministrja nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili,...