Vau-Dejësi pa ambulancë prej dy muajsh? Banorja shpërthen pas tragjedisë: “Shërbimi shëndetësor është lënë pas dore”

Publikuar me datë:

Tragjedia që tronditi fshatin Karmë, ku dy të rinj humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, ka rikthyer në vëmendje edhe problematikat e shërbimeve shëndetësore në zonën e Vau-Dejësit.

Një banore e zonës ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes, duke shprehur fillimisht ngushëllimet për familjet e viktimave, por edhe duke ngritur akuza të forta ndaj strukturave përgjegjëse për shëndetësinë.

Sipas saj, Vau-Dejësi prej rreth dy muajsh nuk ka ambulancë funksionale, ndërsa banorët përballen prej vitesh me mungesën e një shërbimi spitalor të plotë.

Në reagimin e saj, banorja kërkon ndërhyrje nga institucionet dhe shprehet e revoltuar për atë që e konsideron neglizhencë ndaj nevojave bazë shëndetësore të komunitetit.

“Jemi njerëz dhe të gjithë kemi nevoja. Të mos kemi as nevojat bazike do të thotë kolaps”, shkruan ajo, duke kërkuar që problematika e shërbimit shëndetësor në Vau-Dejës të mos mbetet vetëm në nivel premtimesh apo deklaratash politike.

Reagimi vjen në një moment zie për komunitetin, pas humbjes së dy jetëve në Karmë, ndërsa banorët kërkojnë që shërbimet emergjente dhe shëndetësore në zonë të jenë funksionale dhe të aksesueshme.

Pretendimet e bëra nga banorja i takon institucioneve përgjegjëse t’i sqarojnë dhe të japin informacion mbi gjendjen aktuale të ambulancës dhe shërbimit shëndetësor në Vau-Dejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Jep dorëheqjen ministrja nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili,...

Jazz-i pushton Shkodrën, mbyllet me sukses edicioni i 17-të i festivalit

Mbrëmja e sotme shënoi përfundimin e edicionit të XVII-të...

Qipro: Një varkë me 279 persona u mbyt pranë Kyrenias së pushtuar

Të paktën një i vdekur – 159 pasagjerë të...