“Nuk jeni mjaftueshëm shqiptarë sepse besoni ndryshe”/ Shefi i Policisë Bashkiake Shkodër reagon ashpër: Kush vendos kush është shqiptar i vërtetë?

Publikuar me datë:

Një reagim mbi tolerancën, besimin dhe mënyrën se si perceptohet shqiptaria është publikuar nga Shefi i Policisë Bashkiake Shkodër, Saimir Rrustemi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rrustemi ngre pikëpyetje mbi prirjen për të gjykuar shqiptarësinë e një personi në bazë të bindjeve të tij fetare apo mënyrës se si beson.

“Ju nuk jeni mjaftueshëm shqiptarë, sepse besoni ndryshe nga unë”, shkruan ai, duke e cilësuar këtë qasje si paradoksale, sidomos kur vjen nga persona që flasin për Europën, demokracinë, tolerancën, të drejtat individuale dhe respektimin e zgjedhjeve personale.

Sipas Rrustemit, shqiptaria nuk mund të përcaktohet nga ajo që një individ beson kur është vetëm me Zotin, ndërsa ngre pyetjen se kush mund të vendosë se kush është apo nuk është “shqiptar i vërtetë”.

Ai e çon më tej argumentin duke shkruar se, nëse kushti për të qenë shqiptar është të besosh njësoj si të tjerët, atëherë problemi nuk qëndron te besimi i ndryshëm, por te mentaliteti i atij që e konsideron shqiptarinë si një pronë të vetën.

Në fund të reagimit, Rrustemi ironizon atë që e quan një formë të “moderne” të përjashtimit, duke shtruar pyetjen nëse mund të quhet vërtet modern një person që pranon diversitetin vetëm kur të tjerët mendojnë njësoj me të.

Postimi i plotë:
“Ju nuk jeni mjaftueshëm shqiptarë, sepse besoni ndryshe nga unë.”

Ironikisht, këtë fjali po e thonë pikërisht ata që na flasin çdo ditë për Europën, demokracinë, tolerancën, të drejtat e individit dhe respektimin e zgjedhjeve personale.

Paska ardhur koha që shqiptaria të mos matet më me gjuhën që flet, vendin ku ke lindur apo dashurinë që ke për këtë tokë…, por me atë se çfarë beson kur je vetëm me Zotin.

Dhe këtu lind pyetja:

Kush ua dha disa njerëzve të drejtën të vendosin kush është “shqiptar i vërtetë” dhe kush jo?

Sepse nëse kriteri është:

“Duhet të besosh si unë që të jesh shqiptar”, atëherë problemi nuk është tek besimi i tjetrit, por tek mendësia e atij që mendon se shqiptaria është pronë e tij.

Ndoshta, para se t’i quajmë të tjerët “të prapambetur”, duhet të pyesim veten:

A është vërtet modern ai që pranon diversitetin vetëm kur tjetri mendon si ai, apo thjesht ka gjetur një mënyrë më moderne për të thënë:

“Ju nuk jeni mjaftueshëm shqiptarë, sepse besoni ndryshe nga unë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nepal/ 675 viktima dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet

Përmbytjet masive që kanë përfshirë veriun e Nepalit, pranë...

Itali/ Tornadoja godet vendin, 40 të plagosur dhe dëme të mëdha në Kremonë

Një mot ekstrem ka goditur këtë pasdite qytetin e...

Kush është Mihallaq Përgjika, personi që i shpëtoi aksionit të RENEA-s në Korçë?

Personi i portretizuar në këtë foto është Mihallaq (Mjallaq)...