Stamboll/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë kaos, disa aksidente dhe të lënduar

Publikuar me datë:

Stambolli u përball sot me reshje të forta shiu në disa zona, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë kishte lëshuar një paralajmërim për mot të keq.

Shirat e dendur u shtrinë në lagjet Şila, Sultanbeyli, Maltepe dhe ishujt në anën anatoliane të qytetit, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe duke penguar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve. Për pasojë, u raportuan dy aksidente rrugore si rezultat i kushteve të këqija atmosferike, ku mbetën të plagosur gjithsej 10 persona.

Në Esenjurt ndodhi një përplasje zinxhir ku u përfshinë 11 automjete, duke lënë të lënduar gjashtë vetë. Ndërkaq, në zonën Uzuncayir të Uskudarit ndodhi një tjetër aksident ku tre mjete u përplasën, duke shkaktuar katër të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje u dërguan forcat e policisë, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Të dëmtuarit morën ndihmën e parë në vend, për t’u transportuar më pas në spitalet më të afërta. Edhe në pjesë të tjera të Stambollit janë regjistruar aksidente me dëme materiale si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas...

Juve “thyen” Napolin 2-0, Spalletti largon frikën: Të qëndrojmë të bashkuar

Spalletti “thyen” Allegri-n në sfidën e fateve të kryqëzuarve,...

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin e bukës, ndërsa buka e zezë mund të marrë ngjyrën e saj nga ngjyruesit dhe jo nga mielli natyral me krunde. Këto janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave Abdyl Sinani, me një përvojë 40-vjeçare në këtë sektor. Serbia […]