Seman/ Gjendet një trup i dekompozuar në grykëderdhjen e lumit, dyshimet e para të grupit hetimor

Publikuar me datë:

Një trup i pajetë në gjendje dekompozimi është zbuluar këtë mesditë pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier.

Zbulimi u raportua rreth orës 12:00, kur Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier u informua për praninë e trupit në atë zonë.

Pas marrjes së sinjalizimit, forcat e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke filluar procedurat për identifikimin e viktimës.

Paralelisht, po kryhen kontrolle në lidhje me një rast të raportuar të një personi të larguar nga banesa, për të sqaruar nëse bëhet fjalë për të njëjtin individ.

Grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related