Szczesny këshillon Lewandowskin: Mos shko te Juventusi!

Publikuar me datë:

Wojciech Szczesny ka folur për të ardhmen e bashkëkombësit të tij Robert Lewandowski, i cili është i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi, ndërsa kontrata e tij me Barcelonën po i afrohet fundit.

Sulmuesi polak ende nuk e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, ndërsa në Itali vazhdojnë zërat për interesim nga Juventus dhe klube të tjera të mëdha.

Por, ish-portieri i Juventusit dhe aktualisht i Barcelonës, Szczesny, e ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe paksa ironike gjatë një interviste për “Eleven Sports Polonia”.

“Juve? Jo, nëse do t’ia jepja një këshillë bazuar në përvojën time, do t’i thosha më mirë të tërhiqej, sepse më pas do t’i vinin oferta më të mira”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vjen si një batutë e lidhur me përvojën personale, pasi vetë Szczesny kishte menduar të tërhiqej nga futbolli pas largimit nga Juventusi, por më pas e ndryshoi vendimin dhe u bashkua me Barcelonën, ku vazhdon të luajë në nivele të larta.

Portieri polak ka theksuar më herët se vendimi i tij për ta vazhduar karrierën nuk ishte i motivuar nga aspekti financiar, por nga dëshira për sfida të reja dhe për të luajtur në një klub elitar si Barcelona.

Në të njëjtën kohë, Lewandowski mbetet në qendër të spekulimeve të tregut të futbollit, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset në muajt e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...