Hyri në kafazin e luaneshës në kopshtin zoologjik, ndërron jetë 19-vjeçari në Brazil, pamjet bëhen virale në rrjet

Publikuar me datë:

Një 19-vjeçar i quajtur Gerson de Melo Machado ka ndërruar jetë ditën e dielë, pasi hyri brenda kafazit ku mbahej një luaneshë.

Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik në João Pessoa, në Brazilin Veriperëndimor.

Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, shihet Machado duke hyrë brenda kafazit përmes një boshllëku, pasi u ngjit në strukturat e sigurisë dhe më pas zbriti në tokë nga një trung palme.

Sapo luanesha vuri re praninë e Machados, ajo vrapoi drejt tij dhe ia preku këmbën, duke e rrëzuar përtokë.

Dyshohet se i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe është trajtuar për disa vite me rradhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related