Policia e Tiranës ka njoftuar se si pasojë e protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ditën e nesërme (8 maj 2026) do të ketë kufizim të qarkullimit në disa rrugë në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 23:45 e ditës së sotme deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.
Ndërsa nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Po ashtu, bllokim të përkohshëm do të ketë edhe në rrugët:
-
“Ukraina e Lirë”
-
“Papa Gjon Pali II”
-
“Ismail Qemali”
Policia e Tiranës u ka bërë apel organizatorëve të respektojnë afatin kohor dhe vendin e përcaktuar për zhvillimin e protestës, ndërsa ka kërkuar që pjesëmarrësit që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

