‘Gati 90 ditë protestë’/ Berisha: Kjo është qeveria Balluku, asnjë ndryshim nuk mund të mashtrojë qytetarët

Publikuar me datë:

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se kabineti i qeverisë së Edi Ramës është qeveria ‘Balluku’.

‘Kjo është qeveria Balluku, asnjë ndryshim i saj nuk mund të mashtrojë qytetarët që protestojnë prej gati 90 ditësh’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët.  

Pyetje-përgjigje:

Elda Menga, TCH: Po sot në takimin me ministrat pritet që të kalohet në sitë puna e çdo dikasteri. A mendoni që ky takim i sotëm në Pogradec mund të prodhojë edhe ndryshime në qeveri në vjeshtë? Dhe pyetja që mund të vijojë këtë, po ju kur do i mblidhni strukturat për të pasur një organizim për sesionin e ri politik?

Sali Berisha: Ne nuk i kemi ndërprerë. Nuk u rrezitëm gjatë kësaj vere as në jahte, as në skafe, ne kemi vazhduar punën dhe do vazhdojmë.

Strukturat tona kanë funksionar në objektivat e tyre dhe mblidhen këtë javë e në vazhdim.

Për sa i përket qeverisë Balluku bis, është qeveria Balluku kjo, mendoj se me asgjë, me asnjë ndryshim të saj, nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë.

Shqiptarët kanë gati 90 ditë, PD ka vite të tëra që kërkon dorëheqjen dhe largimin e tij.

Zgjidhja e vetme e kësaj krize të frikshme që po përpin vendin, është dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Europe Explores: Shqipëria, destinacioni më i mirë në Europë

Me titullin “Shqipëria kurorëzohet si destinacioni më i mirë...

Zjarret/ 4 vatra ende aktive, më kryesorja në Dajt-Qafë Priskë

Më 2 shtator 2026, në orën 20:00, të dhënat...