Deklaratë bombë- Elvana Gjata thyen heshtjen për Festivalin e Këngës: Më lëndoi helmi i…

Publikuar me datë:

Këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur shpesh të heshtë, edhe në momentet kur ka qenë një nga emrat më të komentuar. Por këtë herë, përballë Dalina Buzit në “The Dalina Show”, ajo vendosi të flasë hapur për disa nga temat më të ndjeshme të jetës dhe karrierës së saj, nga fillimet e këtij rrugëtimi, te dashuria e deri te periudhat më të vështira.

Mes të tjerash, këngëtarja u ndal tek eksperienca e saj në Festivalin e Këngës, ku ka garuar dy herë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por pa arritur ta fitojë këtë mundësi. 

Ajo pranoi se një nga gjërat që e ka lënduar më shumë ka qenë mënyra se si kritikat kanë kaluar kufirin profesional dhe janë kthyer në sulme personale.

“Ajo pjesa që më lëndoi dhe nuk mund ta mohoj më është që kaloi në një histeri të pakontrolluar dhe të pakuptimtë. Kaloi nga një kritikë profesionale në një helm personal,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Elvana theksoi se si figurë publike e ka pranuar edhe këtë anë të famës, duke e konsideruar si një “çmim” që vjen bashkë me të.

“Duke qenë figurë publike, e pranoj edhe këtë, që duhej paguar edhe kjo faturë, sepse interneti kështu bën. Helmi nuk ndalet dhe i jep lirinë kujtdo që të shprehë gjithçka, kështu që është në rregull për mua,” shtoi këngëtarja.

Elvana Gjata është renditur në vendin e dytë në Festivalin e Këngës në dy edicione të ndryshme, në të 58-in dhe të 63-in. Në vitin 2020 ajo konkurroi me këngën “Me tana”, ndërsa në vitin 2025 me “Karnaval”.

Pavarësisht garës, rrëfimi i saj shfaq një anë që s’e kemi parë më herët, mënyrën se si presoni, kritikat e ndonjëherë komentet pas tastierës ndikojnë tek artistët, pasi perdet e skenës mbyllen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rritet sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet...

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Belinda Ballukut...

Sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Migjeni”, tre çmime për shfaqjen “Offline për një Ditë”

Shfaqja “Offline për një Ditë”, premierë e Teatrit “Migjeni”...