Zjarret në Shkodër, Ponari: Kapacitetet janë përmirësuar, por nevojitet forcim i mëtejshëm i strukturave…

Publikuar me datë:

Situata e zjarreve gjatë muajve të verës ka nxjerrë sërish në pah nevojën për forcimin e kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse, veçanërisht në një qark me territor të gjerë dhe zona malore ku ndërhyrja shpesh është e vështirë.

Drejtori i MZSH Shkodër, Agim Ponari, thotë se vitet e fundit ka pasur përmirësime në drejtim të burimeve njerëzore dhe mjeteve teknike në dispozicion. Megjithatë, ai vlerëson se kapacitetet aktuale kanë ende nevojë për rritje, në mënyrë që të sigurohet një reagim më i shpejtë në çdo pjesë të territorit.

Në këtë kuadër, një vëmendje e veçantë kërkohet për zonën e Thethit. Rritja e numrit të turistëve, së bashku me largësinë nga qendrat kryesore të shërbimit, e bëjnë të domosdoshëm zgjerimin e kapaciteteve për përballimin e rasteve emergjente.

Por për Ponarin, përballimi i zjarreve nuk lidhet vetëm me reagimin e strukturave. Parandalimi mbetet po aq i rëndësishëm. Ai thekson nevojën që ndërgjegjësimi për rreziqet dhe pasojat e zjarreve të nisë që në bankat e shkollës, ndërsa qytetarët duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë periudhave me temperatura të larta.

Vera vijon të jetë periudha më e ngarkuar për shërbimet zjarrfikëse, ku temperaturat e larta, terreni i thyer dhe largësia e disa vatrave e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen. Për këtë arsye, forcimi i strukturave, pajisja me mjete të përshtatshme dhe edukimi i qytetarëve mbeten faktorë kyç për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të emergjencave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related