Sezoni veror/ Kosova “dyndet” në Shqipëri, mbi 25 qytetarë kalojnë kufirin në Morinë në vetëm 5 orë

Publikuar me datë:

Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptar.

Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës, gjatë ditës së shtunë, nga ora 05:00 deri në 10:00, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 24,408 shtetas të Kosovës, me 8,592 mjete të vogla dhe autobusë.

Shifrat tregojnë një lëvizje të konsiderueshme të pushuesve kosovarë, të cilët po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për ditët e fundit të sezonit veror. Fluksi i mjeteve në kufirin Kosovë–Shqipëri ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet te vijoje edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës.

Me afrimin e fundit të muajit gusht, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit nga Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga rrëmbimi për tenderat e AKSHI-t te kërcënimet me vdekje, Gerond Meçe rrëfen shantazhin: “Do të vrasim ty dhe familjarët e tu”!

Në emisionin “Në Shënjeshtër” u trajtua rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, administrator i kompanisë “Advanced Business Solutions ABS”, i cili pretendon se u mor peng më 12 gusht 2025 nga persona të maskuar si efektivë të Policisë dhe të BKH-së. Sipas dëshmisë së tij, ai u dërgua drejt zonës së Krrabës, u kërcënua dhe u […]

Nxënësit e Shkodrës bashkohen kundër trafikimit, përcjellin mesazhe sensibilizuese përmes artit

Hapësira përpara Prefekturës së Qarkut Shkodër, së bashku me...