Ambasada amerikane: “Zero tolerancë ndaj shtetasve që kryejnë krime të dhunshme. DASH po anulon vizat për …”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara njoftoi se Departamenti i Shtetit, gjatë presidencës së Donald Trump, ka ndërmarrë hapa për të revokuar vizat e të huajve që janë të përfshirë në vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose paraqesin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo politikë ka për qëllim të përforcojë kontrollin mbi të huajt që ndodhen në SHBA ose kërkojnë të hyjnë në vend, të cilët mund të përbëjnë rrezik për sigurinë publike ose kombëtare.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”-shkruan ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe