Milot/ Zjarri përfshin masivin pyjor, flakët afrohen pranë banesave

Publikuar me datë:

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor mbi qytetin e Milotit, në territorin e Bashkisë Kurbin, duke shkaktuar alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Terreni i ashpër dhe bimësia e dendur po kontribuojnë në avancimin e zjarrit, teksa tymi dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara, duke vënë në rrezik banorët dhe objektet e vendosura aty pranë.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin janë të pranishme në terren, të asistuara nga ekipet e Lezhës dhe Kamzës si edhe struktura të tjera të emergjencave civile. Ato po përpiqen të izolojnë dhe të shuarin flakët.

Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, deklaroi se ka filluar ndërhyrja nga ajri. Sipas tij, “terrenti është tepër i vështirë”, ndërsa “prania e dendur e bimësisë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit, veçanërisht në zonën pranë banesave”.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse në terren vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin e bukës, ndërsa buka e zezë mund të marrë ngjyrën e saj nga ngjyruesit dhe jo nga mielli natyral me krunde. Këto janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave Abdyl Sinani, me një përvojë 40-vjeçare në këtë sektor. Serbia […]