Zjarret/ Vijojnë operacionet në Tiranë, Mirditë dhe Pukë, 5 vatra aktive

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 20:00 janë identifikuar gjithsej 7 vatra zjarri në vend, prej të cilave 5 janë ende aktive, ndërsa 2 të tjera po monitorohen nga autoritetet.

Rreth 130 forca operacionale lokale janë të angazhuara në terren për shuarjen e zjarreve. Përkrah tyre, Forcat e Armatosura marrin pjesë në operacion me 90 efektivë të tyre, si dhe me dy helikopterë të Forcës Ajrore që japin ndihmë nga ajri.

Katër nga vatrat kryesore të zjarrit që janë ende aktive raportohen në zonat e Dajtit dhe Priskës në Tiranë, në Lufaj të Mirditës, Tërbun–Gojan të Pukës dhe në Shashicë, Selenicë.

Teksa operacioni në Dajt vijon me angazhimin e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura, 15 pjesëtarëve të MZSH-së dhe 5 të tjerë nga AZM, në Priskë vazhdojnë të jenë të pranishme forcat e MZSH. Në të dy zonat, autoritetet theksojnë se “nuk ka rrezik për zonat e banuara”.

Edhe në Lufaj, ku vatra është ende aktive por me intensitet të ulët, Shërbimi Pyjor dhe MZSH janë angazhuar në operacion, pa rrezik për shtëpitë.

Situata paraqitet më problematike në zonën Tërbun–Gojan, pasi erërat e forta kanë ndihmuar përhapjen e flakëve. Forcat operacionale janë në terren, ndërkohë që MZSH është fokusuar në mbrojtjen e banesave dhe deri tani “aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara”.

Në Gurë-Lurë, flakët janë shuar plotësisht dhe zona është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Po ashtu, në Qafë Helmes vatra e zjarrit është izoluar dhe veprimtaria e forcave lokale për shuarje vazhdon ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related