Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjashtë badigardëve të përfshirë në incidentin e ndodhur disa ditë më parë në Sarandë.
Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, ku Mateo Bakalli, shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, u përfshi në një konflikt dhe u sulmua fizikisht.

