Vrasja në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Po ndjekim rastin

Publikuar me datë:

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Ministria e Punëve të Jashtme të Portugalisë njoftoi për mediat lokale se po ndjek nga afër situatën, duke përdorur ambasadën në Romë dhe konsullatën e nderit në Tiranë për të monitoruar zhvillimet që pasuan vdekjen e turistit portugez.

Raquel Trindade nga zyra e ministrit të Jashtëm deklaroi: “Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”.

Trindade shtoi se për momentin institucionet portugeze ende nuk kanë marrë të dhëna zyrtare lidhur me rrethanat e vrasjes apo ecurinë e hetimit. Sipas saj, informacionet për arrestimet janë siguruar nga raportimet e mediave shqiptare.

“Për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, u shpreh Trindade, duke theksuar se ministria do të vazhdojë të ndjekë rastin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe me familjen e të ndjerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës/ Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ferit Hoxha, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, lajmëroi përmes rrjetit social X se mes Luksemburgut dhe Tiranës do të hapet një linjë e re fluturimesh direkte, të ofruara nga kompania ajrore Luxair. Hoxha e cilësoi ardhjen e Luxair si një lajm shumë pozitiv për vendin, duke theksuar rëndësinë e pranisë së një tjetër […]