Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg

Publikuar me datë:

Gjykata e Nîmes dënoi gjyqtarin Abdelatif Kherradji me gjashtë muaj burgim me kusht për dhunë në familje ndaj partneres së tij. Përveç dënimit, 40-vjeçari duhet të marrë pjesë në një kurs për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Ky vendim rezultoi më i butë krahasuar me kërkesën e prokurorit, i cili kishte propozuar 18 muaj burg me kusht, trajtim të detyrueshëm mjekësor dhe zbatim të menjëhershëm të dënimit. Dënimi nuk do të shënohet në regjistrin penal të arbitrit.

Avokati i Kherradji-t, Bruno Rebstock, deklaroi: “Jemi të zhgënjyer nga parimi i vendimit, sepse kishim kërkuar lirim nga akuzat. Ne rezervojmë të drejtën për të apeluar brenda dhjetë ditësh.”

Hetimi ndaj arbitrit u hap mbi dy episode të dyshuara që ndodhën përkatësisht më 13 mars dhe 13 maj. Sipas prokurorisë, gjatë debatit të parë Kherradji e kishte kapur partneren nga qafa, krahët dhe flokët, ndërsa në rastin e dytë, kishte tërhequr dhe shtyrë atë drejt një muri. Si pasojë e lëndimeve, gruaja u shtrua për tre ditë në spital.

Kherradji ka këmbëngulur se akuzat janë të pabazuara, duke u shprehur para hetuesve se përplasja ishte e ndërsjellë. Ai gjithashtu ka depozituar një kallëzim, duke paraqitur edhe një raport mjekësor për lëndimet e tij.

Gjyqtari ka drejtuar 28 ndeshje në Ligue 1 gjatë dy sezoneve të fundit, si dhe 90 ndeshje në Ligue 2. Ndeshja e fundit që arbitroi ishte më 12 prill, mes skuadrave Nisë dhe Le Havre. Pas këtij vendimi, mbetet për t’u parë se cilat masa disiplinore do të marrë Federata Franceze e Futbollit (FFF) ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

12- vjeçari nga protesta:“Na kërcënuan me thikë, por t’i vënë gishtin kokës…”

Një 12-vjeçar ka folur nga sheshi “Skënderbej”, ku po zhvillohet protesta kundër qeverisë, duke përcjellë një mesazh të fortë për largimin e të rinjve nga Shqipëria. 12-vjeçari tha se ka dalë në protestë sepse nuk dëshiron të largohet nga vendi, ndërsa gjatë fjalës së tij denoncoi edhe një rast ku, sipas tij, protestuesit janë kërcënuar […]

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, si përgjigjet ministri Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj përmes një postimi në...

Disiplina publikon vendimet, penalizohen disa skuadra të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit...