Lezhë/ Plot tetë shekuj mes historisë dhe besimit, Kisha e Zojës Nunciatë, monument i rrallë i besimit që i ka rezistuar shekujve

Publikuar me datë:

Kisha e Zojës Nunciate në Lezhë, me një histori që shtrihet në afro tetë shekuj, vijon të mbetet një pikë referimi e rëndësishme për vizitorë nga shumë vende të botës.

E themeluar rreth 800 vite më parë, kjo kishë është ruajtur si një dëshmi e gjallë e besimit dhe historisë ndër breza.
Efekte

Fra Sokol Pepushaj, famullitari aktual i kishës, shpjegon se ky vend shquhet edhe për një traditë të hershme gojore që lidhet me figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas tij, fretërit kanë transmetuar ndër vite mundësinë që varri i Skënderbeut të jetë vendosur pikërisht në këtë kishë, një ide që ka marrë jetë për shkak të vjetërsisë dhe rëndësisë historike të saj.

Interesi për vizitën në këtë kishë mbetet i vazhdueshëm, sidomos mes turistëve të huaj.
Sinkron” Vizitorët nga Kroacia janë të shumtë, por edhe shqiptarët shpesh ndalen këtu për të njohur nga afër historinë dhe vlerat që ky objekt i shenjtë përfaqëson. “Çdo të martë në kishë zhvillohet mesha”

Midis mureve të saj ruhen objekte me rëndësi të veçantë historike, përfshirë edhe një artefakt që daton prej shekullit të 5-të.
Sinkro”””kur tregon objek

Kisha e Zojës Nunciate është njëkohësisht edhe kishë jubilare dhe mbetet në fokusin e studiuesve e kërkuesve ndërkombëtarë. Për shumëkënd, kjo kishë përbën një simbol të qëndrueshmërisë së historisë shqiptare, pasi ndryshe nga shumë ndërtesa të tjera fetare, ajo ka arritur të ruajë identitetin dhe pamjen e saj autoktone ndër shekuj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...

Rama: “Duan të nxisin përçarje. Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa”

Gjatë një interviste në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama...

Patos/ 45 vjeçari humb jetën pas rënies nga shtylla e energjisë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Margëlliç të...