6 të plagosur/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e Zakynthos

Publikuar me datë:

Në mbrëmjen e së hënës, një incident detar u shënua në Zakynthos, pasi një anije turistike me 24 pasagjerë dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit u përplas me blloqe betoni gjatë kthimit drejt portit të Agios Nikolaos, Volimon.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë pasagjerë u plagosën dhe u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Autoritetet greke arrestuan kapitenin 41-vjeçar të anijes dhe ndërmorën masa për ndalimin e lundrimit të saj pas incidentit.

Në vendin e aksidentit nuk u evidentua ndotje e ujërave detare, ndërsa hetimet paraprake janë ende në vijim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...

Rama: “Duan të nxisin përçarje. Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa”

Gjatë një interviste në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama...

Patos/ 45 vjeçari humb jetën pas rënies nga shtylla e energjisë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Margëlliç të...